Me plagë të rënda në fyt, ende i paidentifikuar i plagosuri që u gjet në Himarë

schedule13:10 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 13:10 - 22 Dhjetor, 2020

Policia ende nuk ka zbuluar indentitetin e personit që u gjet i plagosur rëndë ditën e djeshme në Himarë. Personi rreth 35-vjeç ka marrë plagë të rënda në fyt me mjet prerës dhe u soll dje me urgjencë në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.

Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se pritet rikuperimi i personit me qëllim marrja e dëshmisë së tij për të çuar në zbardhjen e ngjarjes.

Mbetet e paqartë pista në të cilën po heton policia. Një prej tyre është se mund të jetë vetëplagosur, ndërsa një burim i dytë thotë se nuk ekziston mundësia që një prerje të thellë dhe gjithë fytin ta bejë një person vetë pasi, që në kontaktin e parë me thikën do kishte humbur ndjenjat.

Burime nga policia sqarojnë se ende nuk ka ardhur dikush ne polici të interesohet dhe personi në fjalë nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi me vete.

Nuk dihet nëse ka pasur një sherr pasi nuk faktohet nga dëshmitë, por mendohet qe edhe te jetë hedhur aty. Gjithësesi pika kyçe për zbardhjen e ngjarjes pritet të jetë dëshmia e të plagosurit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!