Rakacolli: Jemi të përgatitur nëse varianti britanik mbërrin në Shqipëri

schedule12:41 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 12:41 - 22 Dhjetor, 2020

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli u shpreh se janë të përgatitur nëse varianti britanik i koronavirusit mbërrin edhe në Shqipëri, që mund të çonte në një valë tjetër në rritjen e numrit të të sëmurëve dhe të shtruarve në spitale.

E ftuar në studion e ABC me Juli Xhakoxhi, Rakacolli u shpreh se në këtë situatë po çedojnë edhe sisteme të forta shëndetësore në botë, megjithatë ata janë të përgatitur.

“Ne jemi të përgatitur. Varet sa madhe do të jetë vala tjetër. Po çedojnë sisteme shëndetësore të forta. Ne mendojmë që po me përgatitjen që kemi bërë sidomos me strategjinë vjeshtë dimër”, tha ajo.

Lexo edhe:Kur do të vijë vaksina anti-Covid në Shqipëri? Përgjigjet Rakacolli

E pyetur për grumbullimet në bashkinë e Durrësit, Rakacolli tha se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen që të kujdesen për shëndetin e tyre.

“Nuk mund të zgjidhte situata me forcë nëse njerëzit nuk ndërgjegjësohen. Shteti ka për detyrë të të sigurojë kushte dhe të të ndërgjegjësoje sa i rëndësishme është shëndeti personal. Kryesorja është ndërgjegjësimi që nuk mund të ketë rol vetëm sistemi shëndetësor. Në këtë rol duhet të ketë edhe media”, tha ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!