Osmani fillon takimet me partitë politike, Albin Kurti i pari në Presidencë

schedule12:12 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 12:12 - 22 Dhjetor, 2020

Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin për votën e deputetit Etem Arifi, Presidentja në Detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të martë ka konfirmuar takimin e saj me partitë politike.

Këtë takim fillimisht ajo do ta nisë me Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje, në orën 13:00.

Ndërsa në orën 14:00 Osmani do të takohet me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në orën 15:00 me Memli Krasniqin nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në orën 16:00, me Besnik Tahirin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!