Lo Para disa ditësh u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare për shkak të kancerit një nga legjendat e futbollit botëror dhe atij europian, Paolo Rossi.
Ai la një trashëgimi të pafundme pas, më e madhja arritja e titullit kampion Bote me Italinë në vitin 1982 me Italinë, kur mundte i vetëm një nga skuadrat më të frikshme të historisë së Brazilit.
Së fundmi mësohet se legjenda e futbollit pritet të nderohet nga Serie A, duke i vënë emrin e tij çmimit të golashënuesit më të mirë të Serie A, që së fundmi e fitoi Ciro Immobile.
Iniciativën e mbështet edhe presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina. “Dedikimi i titullit të golashënuesit më të mirë për Paolo Rossin është iniciativë fisnike, e cila varet nga Seria A dhe unë e mbështes atë”, shprehet Gravina për këtë çështje. /abcnews.al