Mbi kalë, me pallua e kafshë të tjera! Miss-et rrëfejnë incidentet me Kalendarin 2021: Përfunduam me betadinë!

schedule17:58 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 17:58 - 21 Dhjetor, 2020

Kalendari 2021 është realizuar nga producenti Petri Bozo. Ai ishte i pranishëm në programin në ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, bashkë me dy vajza protagoniste jo vetëm në kalendar dhe në Miss Shqipëria, Miss Supranational, Ines Kasemi  dhe Klerisa Meta shoqëruesja e 2-të e miss-it.

Petri Bozo tregoi se si i lindi ideja e realizimit të kalendarit në këtë stil, ndërkohë që vendi ishte në izolim për shkak të Covid 19.

“E vetmja gjë që fitoi bota në kohën e pandemisë ishte natyra dhe kafshët”. – tha Petri.

Ndërsa po shihnin nje video me pamje backstage gjate realizimit të fotove të kalendarit, komenti i bërë nga  Miss Supranational, Ines Kasemi për rosat krijoi një situate plot humor në studio.

‘Çfarë kemi hequr me ato rosat, me pulat, me të gjitha kafshët… Unë mezi kam mbledhur pulat, edhe pse i hidhja ushqim pa fund. Pelikani kafshoi një nga vajzat. Por ishte eksperiencë e lezetshme”.

Ndërkohë producenti Petri Bozo shtoi se : Françeska, vajzën që kafshoi pelikani përfundoi me betadinë.

Ato rrëfyen në Divjakë kanë hasur vështirësi për shkak të mushkonjave ndonëse po e realizonin në muajin dhjetor.  Sikletet e shkrepjes para aparatit fotografik me kafshët apo shpendët nuk ka qenë kaq i thjeshtë. Petri tregoi se Denisën një nga vajzat e kalenderit, “palloi i bëri glasën teksa po fotografohej”.