Drejtësia belge dhe ajo gjermane pas një hetimi për gati dy vite zbuluan dhe goditën një grup kriminal të trafikut të kokainës duke arrestuar 8 persona, 6 nga të cilët janë shqiptarë, që cilësohen si drejtuesit e bandës.“ABC” mëson se mes të arrestuarve është edhe Ramazan Rraja 27 vjeç banues në Nikël, i cili është nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.
27-vjeçari u bë i njohur pak kohë më parë, pasi u denoncua për dhunë ndaj një vajze në ambientet e QSUT-së. Po ashtu në pranga ra edhe Fioralb Rraja 24 vjeç, banues po në Nikël dhe i afërm i deputetit Rraja.
Sa i përket trafikut të kokainës, personat e tjerë me origjinë shqiptare të arrestuar janë; Musa Gjikola 34 vjeç banues në Tiranë, Genti Balliu alias Flamur Balliu 37 vjeç banues në Tiranë, Bledar Pepaj 29 vjeç banues në Pukë dhe Fatmir Xhecuka 33 vjeç banues në Laç. Sipas policisë ky grup trafikonte kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.
Në vitin 2018 është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shqiptarë. Operacioni ka vijuar, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal të cilët u arrestuan nga data 15 deri në 21 Dhjetor në Shqipëri dhe Belgjikë.
Lënda narkotike fshihej në arkat e bananeve në kontejnerët që niseshin nga Amerika Latine, më pas në Belgjikë, Holandë e Gjermani. Trafikantët u vendosin GPS për të gjetur vendin ku do të shkarkoheshin kontenierët. Për të mos u identifikuar, trafikantët organizonin vjedhjen me armë e me maska në magazinat e bananeve, por në fakt ata merrnin sasinë e drogës.
Sipas policisë shqiptare, gjatë dy viteve të fundit, grupit të trafikantëve u është sekuestruar rreth 232 kg kokainë, armë zjarri dhe një shumë prej rreth 200 mijë eurosh. Ndaj personave të arrestuar ka nisur hetimi pasuror. Ndaj tyre tashmë rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal (lexo ketu te plote)./ db/Abcnews.al