Varianti i ri i Covid-19, kush rrezikon më shumë? Bino: Po forcojmë sistemin

schedule15:17 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 15:17 - 21 Dhjetor, 2020

Varianti i ri i koronavirusit që është zbuluar në Britaninë e Madhe ka vendosur botën në alarm. Por si është agresiviteti i tij dhe ata që e kanë kaluar, janë po aq të rrezikuar si pjesa tjetër?

LEXO EDHE: “Covidi i ri”, pezullohen fluturimet nga Britania në Shqipëri, kush vjen 14 ditë karantinë

E pyetur mbi këtë cështje, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino u shpreh se deri tani nuk vërehen të dhëna që ky virus të ketë shkaktuar riinfeksione.

LEXO EDHE: Manastirliu: Mbyllemi në orën 20:30, në fuqi nga 24 dhjetori

Përsa i përket virusit të identifikuar në Britaninë e Madhe. Kryesisht është identifikuar në Angli dhe më pas në Uells, por edhe në Danimarkë, apo Holandë, por nuk ka të dhënë që paraqet forma të rënda të sëmundjes, nga të dhënat që kanë, bëhet fjalë për 1108 persona, që i kanë vlerësuar.

LEXO EDHE: Për shkollat u zgjatën pushimet, po çerdhet dhe kopshtet? Flet ministrja

Është një e dhënë e saktë, Britania kryen sekuencimet më të larta në Europë dhe botë dhe ka një sistem perfekt. Deri tani nuk vërehen të dhënë që ky virus të ketë shkaktuar riinfeksione, që ky variant, të ketë sjellje të ndryshme, ka të njëjtën sjellje si virusi bazë.

Ne do të përforcojmë sistemin tonë të survejancës për riinfektimet dhe cështje të tjera” tha Bino./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!