Nga Xhensila Kodra
Brilant Martinaj, autori i dytë i dyshuar për vrasjen e efektivit Xhulio Prela vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa u arrestua shoku i tij, Nikoll Sherrniku. Por si u zbuluan dy të rinjtë? ABC mëson se mbi 20 kamera sigurie të sekuestrua përgjatë aksit Lezhë –Milot kanë fiksuar lëvizjen e mjetit të autorëve të dyshuar. Hetuesit kanë identifikuar pronarin e tij. ky i fundit, është shoqëruan për t’u marrë në pyetje.
Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se makinën ia kishte shitur disa muaj më parë Nikoll Sherrnikut, por pa bërë aktin e shit-blerjes. Dëshmia e tij i dha një shtysë hetimeve të policisë e të prokurorisë së Lezhës. Burime nga grupi hetimor sqaruan për ABC se qelizat telefonike kanë zbuluar vendndodhjen e Sherrnikës në këtë aks, e bashkë me të në mjet ndodhej edhe Brilant Martinaj. Ky i fundit, mik i biznesmenit Ervis Martinaj.
Hetuesit kanë ende të paqartë se kush nga dy të rinjtë ka shkrepur këmzën e pistoletës dhe kush ka qenë drejtuesi i mjetit. Ndërsa hetimet kanë zbuluar se sherri ka qenë i çastit e për motive të dobëta, pas një debati për dritat e gjata të njërit prej automjeteve që pengonte tjetrën.
Gjatë marrjes në pyetje, Sherrniku ka mohuar autorësinë e krimit, duke pretenduar se ndodhej në shtëpi. Ai pritet të dalë para gjykatës për rivlerësimin e masës së dhënë më herët në mungesë, atë të arrestit në burg.
Efektivi i FNSH, Xhulio Prela u vra rreth orës 3 të mëngjesit të 5 Dhjetorit, në afërsi të fshatit Gajush. Prela ishte duke u kthyer nga Shkodra pasi kishte shoqëruar nga aeroporti i Rinasi për në banesën e tij një mik që ishte kthyer nga Anglia./mv.abcnews.al