Mbrojtësi i Bayern Mynich, David Alaba, ka suprizuar jetimoren Mynihut në këto prag Krishtlindjesh. Austriaku vendosi që të gatuante personalisht disa ëmbëlsira për fëmijët dhe këtë veprim ai e ka publikuar në “Instagramin” e tij.
“Mirësevini në furrën e Krishtlindjeve të David Alaba. Dëshiroja të surprizoja jetimoren e Mynihut me dhurata dhe ëmbëlsira të bëra vetë. Gëzuar Krishtlindjet, Gëzuar Vitin e Rid dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, shkruan Alaba krahas postimit.
Ndërkohë situata e tij tek bavarezët nuk është më e mira, pasi kohët e fundit po flitet shumë se mbrojtësi do të largohet në merkaton e janarit. Madje krismat mes palëve kanë filluar që në verë, kur ai kërkoi dhe largimin nga gjermanët. /abcnews.al