Manchester United po kalon një moment shumë të mirë në kampionat. “Djajtë e Kuq” vijnë nga gjashtë rezultate pozitive, teksa e kanë nisur në mënyrë fantastike edhe sfidën shtëpiake ndaj Leeds United.
Djemtë e Ole Gunnar Solskjaer kanë shënuar 3 gola në 20 minutat e para, duke vulosur suksesin ndaj skuadrës së Marcelo Bielsas. Scott McTominay shënoi dy herë brenda një minute.
Mesfushori skocez zhbllokoi takimin pas 68 sekondave me një goditje potente. 24-vjeçari nuk u ndal dhe gjeti një tjetër gol në aksionin pasardhës pas asistit të Martial.
Dy golat e parë sezonal në kampionat për McTominay, teksa nuk mund të mungonte rrjeta e Bruno Fernandes. Minuta e 20-të, diagonale e saktë e portugezit dhe topi në rrjetë.
https://streamable.com/ekntlp
Goli i tetë në kampionat për Bruno Fernandes, i cili është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij. Fitorja e sotme e ngjit United në vend të tretë me 26 pikë, po aq sa numëron edhe Everton. /abcnews.al