Dinamo mban kreun me llogari, pasi barazon në transfertë me Burrelin rival. Një ndeshje e mbyllur me rezultatin 0-0 dhe blutë lënë pas Korabin dhe matjanët.
Skuadra e Samuel Nikajt u përpoq shumë të fitonte, pasi luante në shtëpi dhe rastet nuk i munguan. Gjithsesi Dinamo, duke e qenë e kujdesshme e mori një pikë që u mjafton në një transfertë të vështirë si kjo në Burrel.
Ditën e sotme u luajt edhe një ndeshje tjetër, Partizani B-Veleçiku, që u mbyll në barazim 1-1. Të kuqtë realizuan me anë të mbrojtësit Florian Peqini, ndërsa ekipi nga Kopliku barazoi me Shekajn. Ky i fundit shënoi me penallti. /abcnews.al
Kategoria e Parë, Grupi A
Partizani B-Veleçiku 1-1
Shënues: Peqini 47’ / Shekaj (pen.) 78’
Burreli-Dinamo 0-0