Nuk ka tifozë në stadiume, nuk ka shumë fanella të shitura, nuk ka vizitorë në stadiume, nuk ka para për shkak të pandemisë. Kriza ka goditur rëndë futbollin dhe shumica e klubeve kanë deklaruar dhjetëra milionë euro humbje.
Një nga më të goditurat është PSG. Kampionët e Francës kanë deklaruar rreth 200 milionë euro humbje dhe kjo situatë e vështirë financiare pritet t’i shtyjë të nxjerrin lojtarë në merkato.
Mbappe është në dy vitet e fundit të kontratës së tij te francezët dhe rinovimi nuk ka ardhur ende. Nëse kjo nuk ndodh deri në verën e ardhshme, Mbappe mund të shitet dhe Real Madrid do të hyjë menjëherë në skenë për të përfituar. 22-vjeçari dëshiron kalimin në Madrid dhe nuk e ka mohuar kurrë se mund të ndodhë.
Mundësia është në verën e ardhshme, kur PSG në mungesë të rinovimit, do ishte e detyruar të ulte çmimin e sulmuesit, për të reduktuar bilancet e humbjeve në bankë. Sa për Real, në vitin 2020 doli me 330 milionë euro fitime. /abcnews.al