Mesfushori i Juventus, Sami Khedira, është më pranë se kurrë largimit nga bardhezinjtë. Kujtojmë që turko-gjermani nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon, pasi Pirlo nuk e dëshironte atë në skuadër dhe palët nuk gjetën një marrëveshje. Tashmë ai është tepër i irrituar nga kjo situatë dhe kërkon me ngul largimin nga Torino.
Në fakt janë disa skuadra që kërkojnë shërbimet e tij, por interesimi më i fundit vjen nga Premier League. Bëhet fjalë për skuadrën e Everton dhe ka qenë vetë trajneri Ancelotti, i cili i ka shkelur syrin Khedirës për t’iu bashkuar atyre.
“Sami Khedira ishte lojtari im te Real Madrid dhe ishte një lojtar i rëndësishëm për ne. Kam një kujtim të mirë nga ai, por nuk mendoj se po e kërkojmë këtë moment… Ndoshta në janar”, deklaron italiani i buzëqeshur. /abcnews.al