“Kisha përshtypjen se po hyja në një arkivol”, Janullatos flet për betejën me Covid-19

schedule23:29 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 23:29 - 19 Dhjetor, 2020

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka rrëfyer për mediat greke eksperiencën e tij të vështirë me koronavirusin. Ai është shprehur se kur ishte i sëmurë nuk ndjeu frikë, por vetëm një shqetësim të paprovuar më parë.

Po ashtu, Fortlumturia e Tij, është shprehur se njerëzit duhet ta marrin seriozisht pandeminë, ndërsa theksoi se do të ishte një gabim katastrofik të shkaktonim përçarje midis Kishës dhe Shkencës.

“Unë kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por kjo ishte një aventurë në një terren të panjohur. Kur më futën në kapsulë kisha përshtypjen se po hyja në një arkivol. Në atë moment gjeta përsëri strehë në të vërtetat që gjithmonë më kanë mbështetur në jetën time.”

Janullatos ka treguar po ashtu, se sipas udhëzimeve të mjekëve, ai do të vaksinohet për Covid-19.

PJESË NGA INTERVISTA
“Nuk ndjeva frikë, vetëm një shqetësim të paprovuar më parë. Unë kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por kjo ishte një aventurë në një terren të panjohur. Kur më futën në kapsulë kisha përshtypjen se po hyja në një arkivol. Në atë moment gjeta përsëri strehë në të vërtetat që gjithmonë më kanë mbështetur në jetën time. Ata që vënë në dyshim faktet tronditëse të pandemisë me sa duket janë prekur nga një tjetër sëmundje serioze, të identifikuar me thënien e lashtë: “ Nuk më bind dhe nëse më bind”.
Debati publik duhet të jetë krijues, ai kërkon njohuri serioze, përgjegjësi dhe maturi. Polarizimi është një formë e majisjes dhe prishjes. Unë e kuptoj zemërimin, por ne duhet të shmangim dëshpërimin. Pështjellimi i shkaktuar nga pandemia duhet të merret seriozisht, me një frymë kritike, solidaritet, besim dhe shpresë.
 Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Duke theksuar nevojën për drejtësi sociale, respekt për çdo qënie njerëzore dhe kujdes për ata që vuajnë si dhe të dobëtit.
Sigurisht që unë do ta bëj vaksinën sipas udhëzimeve të mjekëve të mi.
Sa ndikoi pandemia në Kishë? Janullatusi shprehet:
“Kisha Orthodhokse ka shmangur përpjekjet për të ndikuar kërkimet shkencore dhe nuk pozicionohet për çdo arritje shkencore që shfaqet. Shkenca dhe Kisha janë të dyja shprehje lavdërimi për Atë që është e vërteta. Nuk mendoj se ekziston një përplasje midis dogmës dhe shëndetit publik.” s.b/abcnews.al/