Bylis e frenoi Partizanin në “Elbasan Arena”, takim që u mbyll në barazim 0-0. Rezultati i dytë radhazi pozitiv për ekipin ballshiot, teksa trajneri Veljko Dovedan foli pas ndeshjes për Supersport.
“Jam i kënaqur me ndeshjen e sotme, pasi luajtëm përballës skuadrës më të mirë në Shqipëri.
Jam i kënaqur, po shoh që skuadra po vjen në rritje. Mendoj se do të bëhet një skuadër e mirë, si ajo që kam pasur.
Merkato? Tani mendoj se mund të marrim lojtarë të mirë“, deklaroi trajneri i ekipit ballshiot. /abcnews.al

