Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Leo Messi në histori, barazon rekordin e legjendës Pele

schedule17:13 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 17:13 - 19 Dhjetor, 2020

Barcelona po luan ndeshjen e javës së 14 të LaLiga ndaj Valencias. Kjo e fundit shënoi e para në minutën 29 me Diakhaby në minutën e 29, por Barcelona reagoi shpejt dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutat shtesë të pjesës së parë.

Ishte Griezmann, që fitoi një penallti dhe Messi e mori përsipër. Argjentinasi e humbi, por në të njëjtin aksion ai arriti të shënojë pas krosit të Jordi Albas dhe të shënojë një gol historik për të dhe historinë e futbollit botëror.

Argjentinasi me këtë gol barazon legjendën Pele si lojtari me më shumë gola në një klub të vetëm. 643 gola në 748 ndeshje për Pleshtin argjentinas, që ka mesatare më të mirë shënuese se Pele me Santos, që shënonte po aq gola, por në 11 ndeshje më shumë.

https://streamable.com/1sdtyv

Sukses i madh për Messin, që mund ta thyejë rekordin brenda ndeshjes së sotme. Pasi janë luajtur vetëm 45 minuta dhe Barcelonës i duhet të përmbysë me patjetër për t’u futut në garë për titullin e LaLiga.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!