Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona me precedentë të mëparshëm në fushën e krimit.
-E. M., 44 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje) dhe P. Sh., 50 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).
Forcat e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit me të cilin po udhëtonin 44 dhe 50-vjeçari në afërsi të Qafë-Plloçës.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet një sasi prej 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Korçë/Informacion
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës dhe kufijve shtetërorë.
Sekuestrohet 4 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- E. M., 44 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje).
- P. Sh., 50 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).
Forcat e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se dy shtetas me një automjet tip “Volksëagen Polo”, do të transportonin lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet përgjatë aksit rrugor Pogradec-Korçë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit me të cilin po udhëtonin dy shtetasit e mësipërm, në afërsi të Qafë-Plloçës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet një sasi prej 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
/abcnews.al/