Mandarinat janë një agrum i njohur për shkak të aromës së fortë dhe të ëmbël që mbartin. Ato janë shumë të shijshme dhe shumë të pëlqyera gjatë sezonit dimëror. Dhe tani që jemi në kulmin kur ky frut shitet, ju duhet ta blini me patjetër pasi përfitimet shëndetësore që merrni prej tij janë të mëdha.
Ashtu si të gjitha frutat agrume, mandarina ka një bollëk të vitaminës C. Ato gjithashtu kanë një sasi të moderuar të vitaminës A, me 100 gram mandarinë që ju siguron afërsisht 14% të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës A.
Gjithashtu pëfitime shëndetësore merrni dhe nga lëvorja. Lëvorja përmban një super-flavonoid, ose antioksidant, të quajtur tangeretinë. Super-flavonoidët janë shumë efektive për të ulur kolesterolin./e.b-abcnews.al