Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Vlorë

schedule18:05 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 18:05 - 18 Dhjetor, 2020

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Burime nga policia bëjnë të ditur se rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet që drejtohej nga P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë,  ka aksidentuar për vdekje S. G., rreth 75 vjeçe. I moshuari ishte duke  lëvizur në këmbë në momentin që është përplasur.

Njoftimi i policisë:



Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues  shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë,  ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!