Vrasja e Klodian Rashës, Rama paralajmëron reformë në radhët e Shqiponjave

schedule16:56 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 16:56 - 18 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformë në radhët e policisë së Shqiponjave pas ngjarjes tragjike të vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajadaraj. “Ministrit të Brendshëm ja kam shprehur respektin dhe mirënjohjen për këtë leksion si pjesë të detyrës të kuptimit të thellë të kësaj detyre. Kjo që ndodhi ishte një rrufe në qiell të pastër për shkak të skajshmërisë në ushtrimin brutal të forcës por nuk duhet të mbetet pa një reflektim për të gjithë sistemin e organizimit të Shqiponjave.

Nuk është nevoja të ndodhë prapë. Nuk është nevoja të jetë kaq ekstreme por duhet të vlejë për të analizuar në të gjitha nivelet teknike dhe profesionale edhe në aspektin e motivimit psikologjik, shkallë e gatishmërisë së trupave që janë në këtë zinxhir. Nivelin e trajnimit, cilësinë e trajtuesve dhe pa shkuar te ekstremet. Kemi bërë shumë për të larguar gjithmonë e më shumë efektivin e policisë në rrugë nga lidhja me korrupsionin. Por nuk duhet të gënjejë mendja askënd që kjo është një betejë e fituar. Është një betejë që vazhdon.

Është një përjashtim që nuk është i pandjeshëm për qytetarët. Janë më shumë se 1 apo dy raste. Si ka edhe shqetësime për nivelet drejtuese në territor. Këto duhen parë me vëmendje sepse nuk e kthejmë dot më në jetë Klodianin sikur ne bashkë të jemi të gatshëm të japim edhe jetën tonë. Ajo që ndodhi duhet të shërbejë që kurrë më të mos ndodhin të tilla tragjedi por edhe nga ato që nuk janë tragjedi por drama të evitueshme nga ana e Policisë së Shtetit”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!