Rast me koronavirus tek Atletico Madrid, ekipi që kryeson kampionatin spanjoll. Ivo Grbic është lojtari që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Portieri 24-vjeçar, për të cilin “Colchoneros” paguan 3.5 milion euro te Lokomotiva e Zagrebit në muajin gusht, debutoi në mesjavë në sfidën e Kupës së Mbretit.
“Gardiani” kroat është izoluar menjëherë sapo ka marrë vesh lajmin e infektimit. Një gjë e tillë ka ndryshuar planet e Diego Simeones.
Atletico luan nesër në shtëpi kundër Elche (14:00) dhe trajneri argjentinas, sipas protokollit mjekësor në Spanjë, nuk mund të provojë formacionin titullar apo të punojë me grupin në stërvitjen e fundit. /abcnews.al