“U ndje i ofenduar”, CR7 e përjetoi keq humbjen ndaj Lewandowskit

schedule11:17 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 11:17 - 18 Dhjetor, 2020

Cristiano Ronaldo u urren humbjen. Një gjë e tillë e trishton gjithmonë dhe ylli portugez nuk fshihet, duke e shfaqur dukshëm zhgënjimin e tij. Kështu ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar. “France Football” vendosi të mos organizojë dhënien e “Topit të Artë” këtë vit për shkak të pandemisë.

Gjithsesi, FIFA organizoi “FIFA Best 2020” dhe futbollisti më i mirë i vitit u shpall Robert Lewandowski. Bomberi polak fitoi me meritë duelin me dyshen Messi-Ronaldo. Në vit më parë vendosi të mos merrte pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë” (fitoi Leo Messi).

Ndryshe ndodhi mbrëmjen e kaluar, CR7 mori pjesë mbrëmjen e kaluar, por nuk e priti aspak mirë triumfin e Lewandowskit. Fotot e tij gjatë momentit që shpallet fitues sulmuesi i Bayern Munchen, janë bërë virale në rrjetet sociale. “Është ndjerë i ofenduar“, shkruan gjermania Bild. /abcnews.al