Manchester United tregoi edhe njëherë se mbetet një ekip i frikshëm në transferta. Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer, fitoi 2-3 në fushën e Sheffield United.
Suksesi i gjashtë sezonal në kampionat në po kaq ndeshje larg “Old Trafford”, dhe i dhjeti radhazi jashtë fushe duke llogaritur edhe sezonin e kaluar.
“Djajtë e Kuq” renditen në vend të gjashtë në kampionat me 23 pikë, duke qenë vetëm 5 pikë larg vendit të parë. Solskjaer ndihet i kënaqur dhe vlerëson futbollin e djemve të tij ndaj ekipit të vendit të fundit.
“Luajtëm një futboll brilant mes golit të tyre të parë dhe të dytë. Në minutat e fundit vuajtëm disi. Henderson gaboi në golin e parë, por më pas u soll shumë mirë dhe mbrojti rezultatin me një pritje të rëndësishme.
Më në fund e gjeti golin edhe Martial, kemi shumë nevojë për golat e tre sulmuesve tanë“, deklaron trajneri norvegjez i United. /abcnews.al

