Foshnjat e lindura në nëna të sëmurë me koronavirus, lindin me antitrupa. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer në Singapor.
Të pesë foshnjat e lindura nga gratë me Covid-19 që morën pjesë në studim lindën me antitrupa kundër virusit, megjithëse studiuesit shtuan se nuk është ende e qartë se çfarë niveli mbrojtjeje mund të ofrojë kjo.
Gjetjet e këtij studimi, ku morën pjesë 16 gra, u publikuan të premten ndërsa shumica prej tyre e kishte kaluar sëmundjen në formë të butë.
Komplikacionet më të rënda ndodhën tek gratë më të mëdha në moshë që kishin edhe një indeks të lartë të masës trupore – një trend që pasqyrohet në popullatën e përgjithshme..
Numri i antitrupave në foshnje ndryshonte dhe ishte më i lartë në mesin e atyre nënave të cilat ishin infektuar më afër kohës së lindjes, thanë studiuesit. Megjithatë, kërkohet monitorim i mëtejshëm për të parë nëse antitrupat do të bien kur foshnjat të nisin të rriten, shtuan ata. s.b/abcnews.al/