Mbrëmjen e sotme në Zyrih të Zvicrës FIFA shpalli më të mirët në një ceremoni të zhvilluar më shumë virtualisht me protagonistët.
Fituesit e çmimit lojtari më i mirë dhe trajneri më i mirë vendosen nga votimi i të gjithë trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare dhe nga një gazetar përfaqësues për çdo shtet.
Për Shqipërinë kanë votuar trajneri Edy Reja, kapiteni Etrit Berisha dhe gazetari i Supersport, Dritan Shakohoxha. Ajo që bie në sy është fakti se të tre kanë votuar Klopp si trajneri më i mirë. /abcnews.al
Trajneri më i mirë:
Edi Reja: 1.Jurgen Klopp, 2.Hansi Flick, 3.Julien Lopetegui
Etrit Berisha: 1.Jurgen Klopp, 2.Hansi Flick, 3.Marcelo Bielsa
Dritan Shakohoxha: 1.Jurgen Klopp, 2.Zinedin Zidane, 3.Julien Lopetegui
Lojtari më i mirë:
Edy Reja: 1.Robert Lewandowski, 2.Cristiano Ronaldo, 3.Kylian Mbappe
Etrit Berisha: 1.Lionel Messi, 2.Robert Lewandowski, 3.Kylian Mbappe
Dritan Shakohoxha: 1.Cristiano Ronaldo, 2.Lionel Messi, 3.Robert Lewandowski