Basha: Rama synon kapjen e drejtësisë për një periudhë afatgjatë

schedule13:52 - 23 Korrik, 2018

schedule 13:52 - 23 Korrik, 2018

Ditën kur ligji për magjistratët u shty për të dytën herë në seancë plenare për mungesë votash për miratim, pozicionimin e forcës politike që drejton Lulzim Basha e shpjegoi duke hamendësuar të kundërtën.

Për këtë arsyeja e zhbllokimit të reformës nuk qëndron, thekson kryedemokrati i cili zbardh edhe arsyen që sipas tij shtyn mazhorancën drejt këtij propozimi.

Pas problemit, vjen zgjidhja dhe demokratët kanë 7 hapa paraprak për një të tillë, thekson Basha.

Kjo do të kërkonte ri-votim të 6 nga paketa me 7 ligje organike të reformës në drejtësi, me një shumicë të cilësuar prej 84 votash parlamentare, por kushtet nuk i përfundon këtu.

  • Një zgjidhje e situatës së paligjshmërisë që buron nga kryeprokurorja e kapur politikisht,
  • ri-zgjedhja sipas ligjit e kandidatëve të jashtëm për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë,
  • zgjidhja e ngërçit që vjen nga vonesa e ngritjes së këtyre dy organeve,
  • zgjidhja urgjente e situatës ku ndodhet Gjykata Kushtetuese,
  • si dhe ecuria normale e procesit të vettingut përmes ndërprerjes së ndërhyrjes politike që sot ka sjellë dy standarte…

…janë kushtet e Partisë Demokratike për zgjidhjen e kësaj situate. Qëndrim i unifikuar i opozitës ky, sipas Lulzim Bashës, i cili ftesën për dialog nga ana e mazhorancës e quan shfaqje politike.

E gjithë kjo nuk mund të ndodhë sa kohë kryeministri dhe ministri i Brendshëm janë të lidhur me krimin, thekson Basha, kjo sepse vetë reforma në drejtësi nuk është qëllim i këtij ekzekutivi, por kapja e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!