Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit të Altin Binajt si anëtar i GJK-së.
Kim në reagimin e saj shkruan se KED duhet të veprojë shpejt që të dëgjojë emrin te Presidenti në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.
LEXO EDHE: Kuvendi voton me 96 vota “pro”, anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj
Sipas ambasadores amerikane një gjykatë kushtetuese funksionale do të thotë një hap para drejt integrimit në BE.
“Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria tani ka nevojë për 1 gjykatës tjetër për një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve tek presidenti sa më shpejtë të jetë e mundur.
Kjo është një arritje madhore e cila do ta lëvizë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit dhe Parlamentit”, shkruan Kim.e.su./abcnews.al