Moti vijon të godasë rëndë Japoninë, pas reshjeve të shiut që shkaktuan mbi 200 të vdekur javët e kaluara. I gjithë vendi është prekur nga një valë e pazakontë e të nxehtit.
Aktualisht kjo anomali e motit ka shkaktuar të paktën 11 viktima. Agjencia kombëtare meteorologjike japoneze ka njoftuar se kjo situatë mund të vijojë për disa ditë.
Ndërkohë, autoritetet bënë me dije se kanë angazhuar më shumë se 3 mijë ambulanca, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që shfaqin probleme./abcnews.al