Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Kuçovë. Paraprakisht dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta.
44-vjeçari Vangjel Polovina banues në Kuçovë dyshohet t’i ketë marrë jetën 41-vjeçarit Ajet Guneli, me një armë zjarri kallashnikov. Policia dyshon se Polovina e ka kryer vrasjen në oborrin e një lokali, në liqenin e fshatit Goraj ndërsa raportohet se autori i dyshuar dhe viktima kishin debate të vazhdueshme.
Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është vënë në pranga nga policia. Policia në Berat ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.
Autori i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të me të pasi pretendonte se qiradhënësi e shante dhe ofendonte përditë.
Po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes. s.b/abcnews.al/