Sondazhi: Shqiptarët të shkëputur nga politika, dilema për financimin e partive

schedule21:58 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 21:58 - 16 Dhjetor, 2020

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e IKD ka bërë një sondazh mbi angazhimin politik në Shqipëri. Sondazhi ka vlerësuar nivelin e angazhimit të qytetarëve në procese demokratike  që nga votimi e deri tek fushatat duke bëra krahasime me nivelet e pjesëmarrjes në vitin 2016.

Në përfundim ka rezultuar se shqiptarë ndihen të shkëputur nga qeveria dhe politika pasi dy të tretat e tyre shprehin pakënaqësi me punën e institucioneve të qeverisjes dhe strukturat e opozitës. Ndërkohë më shumë se dy të tretat thonë se qytetarët kanë nevojë të dinë se kush i financon fushatat politike dhe elektorale.

Krahasuar me vitin 2016, ka rezultuar se qytetarët  shohin më shumë mundësi për angazhim në nisma qytetare sesa në parti politike.

Ndër votuesit e pavendosur, 44% e tyre thonë se ndihen të papërfaqësuar nga partitë politike, ndërsa 27% shprehen se partitë nuk do i mbajnë premtimet e bëra në fushata elektorale./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!