PSV kishte dje një test në Kupën e Holandës ndaj modestëve të De Graafschap. Gjigantët e futbollit holandez arritën të fitojnë me shifrat 1-2 dhe njëri prej golave ishte për t’u mbajtur mend dhe i gjithi për t’u shijuar.
21-vjeçari Donyell Malen tregoi edhe një herë arsyen përse gjysma e gjigantëve të Europës janë hedhur në sulm për të në merkato.
https://streamable.com/fxmb8l
Talenti mori topin në hyrje të gjysmëfushës kundërshtarë dhe pasi dribloi kundërshtarin, lëshoi një “predhë” të pandalshme nga portieri i De Graafschap. Nëse do e jepnim një çmim për golin e ditës, ky i Malen e meriton plotësisht. /abcnews.al