Barcelona dhe Reali i Madridit hedhin sytë Anglia

schedule17:20 - 21 Korrik, 2018

schedule 17:20 - 21 Korrik, 2018

Barcelona dhe Reali i Madridit po mendojnë që të marrin lojtarë nga Anglia. Katalanasit duan një yll të Chelsea-t, ndërsa madrilenët ia kanë vënë sytë një mbrojtësi të kombëtares angleze.

Një mendje është në stërvitje, një tjetër në treg. Barcelona kërkon përforcime këtë verë, në mënyrë që të kthehet pretendente në Ligën e Kampionëve, por po ashtu të plotësojë boshësinë e largimit të Andres Iniestës.

Objektivi i trajnerit Ernesto Valverde është Uillian, yll i Brazilit dhe i Çelsit. Uillian mund të kushtojë jo pak, por plot 66 milionë euro, veçse për Barçën është një sforcim që duhet bërë.

Valverde e cilëson si zgjedhjen më të mirë për një mesfushor që shënon gola. Problemi më i madh për katalanasit do të ishte nëse Chelsea do të bindej për të lejuar largimin e Eden Hazardit për tek Reali.

Në këtë rast, Uillian, do të bëhej edhe më i rëndësishëm tek blutë, dhe i vështirë për t’u arritur. Reali, ndërkaq, nuk dëshiron të humbasë kohë dhe trajneri Hulen Lopetegi, i ka planet të qartë.

Përveç Hazardit dhe portierit Courtois, kërkohet mbrojtësi i Anglisë, Kieran Tripier. Lojtari i krahut shkëlqeu me Anglinë në Botëror, por Totenhemi e vlerëson në 50 milionë kartonin e 27-vjeçarit.

Kjo i vështirëson punët, pasi Reali sapo shpenzoi 30 milionë euro për mbrojtësin Odriozola./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!