Djaloshi 12-vjeçar frymëzohet nga Rashford, ndihmon 300 familje për Krishtlindje

schedule13:38 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 13:38 - 16 Dhjetor, 2020

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, është një nga themeluesit e  fondacionit “FareShare”, e cila ndihmon fëmijët në nevojë. Anglezi tashmë po punon për të siguruar të paktën nga një vakt për çdo fëmijë apo të pastrehë në vigjilje të Krishtlindjeve.

Historia e lojtarit ka inspiruar dhe një djalosh 12-vjeçar, i cili gjithashtu luan futboll. Bëhet fjalë për Jack Maltby-Smith, i cili ka mbledhur më shumë se 5.000 paund, për të ndihmuar 300 familje me vakte ushqimore gjatë Krishtlindjeve.

 

“Kjo më bën paksa emocionues. Unë ndihem shumë krenar”, deklaroi vogëlushi, i cili është në akademinë e Northampton Town. Një grua e cila mori një pako ushqimore u shpreh shumë e lumtur për veprimin e të riut. “Kjo u rikthen besimin njerëzve, pasi në këtë mënyrë ata do të kenë gjithmonë njerëz që do të kujdesen për ta”, janëë fjalët e zonjës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!