Merkato sulmuesish në Itali. Interi kërkon me çdo kusht një lojtar që të jetë gati për të zëvendësuar Romelu Lukakun, ndërkohë që te Juventusi në verë do të bëjnë lëvizjen e tyre për transferimin përfundimtar të Alvaro Morata.
Gazzetta dello Sport në Itali shkruan se Interi mund të tentojë në janar sulmuesin Graziano Pelle, një njohje e vjetër e Antonio Conte. Aktualisht ai luan në Kinë me Shandong Luneng. Tekniku e ka pasur nën urdhra në kombëtaren e Italisë.
Sa i takon Morata, menaxheri i tij, Juanma Lopez, është shprehur: “Jam i bindur që në qershor Juventusi do të paguajë klauzolën (35 milion euro) për ta transferuar përfundimisht. Ai ka qenë zgjedhja e parë e Juventusit dhe vetë ai donte vetëm bardhezinjtë. Paratici kërkoi ta rikthente, ndërkohë që e kërkonin edhe Napoli e Interi”. /abcnews.al