Real Madrid arriti të fitojë me shumë vështirësi ndaj Athletic Bilbao me shifrat 3-1 në “Alferdo Di Stefano”. Ndeshja nisi me kartonin e kuq të Raul Garcia në minutën e 12 dhe më pas Toni Kroos hapi betejën në minutat shtesë të pjesës së parë, por baskët kurrsesi nuk u dorëzuan.
Në minutën e 52 Ander Capa gjeti golin e barazimit dhe i dha një goditje Real Madridit. Los Blancos, të avantazhuar nga superioriteti numerik mësynë për të gjetur golin e dytë dhe e bënë atë në minutën e 74-t me yllin e ekipit, Karim Benzema.
Golat e REAL MADRID-ATHLETIC BILBAO
Francezi nuk e la me kaq sepse gjeti edhe të dytin personal dhe të tretin për kryeqytetasit, duke e mbyllur këtë ndeshje me shifrat 3-1. Triumf i vështirë për madrilenët, që me këtë fitore shkojnë në kuotën e 26 pikëve, aq sa numëron Atletico Madrid dhe Real Sociedad. /abcnews.al
LaLiga, Java 19
Real Madrid-Athletic Bilbao 3-1
Shënues: Kroos 45+1’, Benzema 74’, 90+2’/ Capa 52’