Conor Mc Gregor nuk është dorëhequr nga MMA dhe është në kërkim të një kundërshtari të denjë për të zhvilluar një ndeshje të fortë.
Khabib u shpreh se vjen e ndeshet me të vetëm për 100 milionë euro, ndërsa një tjetër kandidat ka dalë së fundmi në skenë. Bëhet fjalë për Jake Paul, boksier, por më i famshëm si youtuber.
Ditët e fundit ai është shprehur se ofron 50 milionë dollarë për t’u ndeshur me Mc Gregor. Për ta bërë akoma më të nxehtë këtë sfidë mendon vetë youtuberi, ekspert për të marrë vëmendjen.
Caught the biggest shit talker slacking @dillondanis you gotta check in when you come to La. #GenerousDriveBy pic.twitter.com/460MjnO3F6
— Jake Paul (@jakepaul) December 15, 2020
Së fundmi ai ka ndërhyrë, duke ndërprerë një intervistë të luftëtarit irlandez me një “sulm” me tullumbace të mbushur me ujë. Me siguri Mc Gregor e ka rezervuar një kundërpërgjigje. /abcnews.al