Ditën e djeshme France Football publikoi formacionin më të mirë të historisë, të zgjedhur nga 140 gazetarë në të gjithë botën. 11 vende për të vendosur më të mirët nuk mjaftojnë dhe pritej që ai formacion të krijonte polemika të shumta.
Një prej atyre, që do të bënte ndryshime është edhe Sir Alex Fergusson, që nëse France Football do të zgjidhte edhe trajnerin e asaj skuadre, me siguri skocezi do triumfonte ndaj të tjerëve.
Ferguson shprehet se në atë 11-she do të shtonte Daniel Passarellan, ish-qendërmbrojtësin argjentinas, fitues i dy Kupave të Botës. Ferguson i pyetur për skuadrën më pranë asaj të ëndrrave, kujton Barçën e vitit 2011.
“Sipas mendimit tim, një mbrojtës qendre mungon, megjithëse nuk di kë të heq. Por Daniel Passarella ishte një lojtar fantastik. Cila është skuadra e vërtetë, që iu afrua asaj të ëndrrave?
Një që më bëri më shumë përshtypje është Barcelona, që u përballëm në Wembley me Manchester United në finalen e Champions League në vitin 2011. Ishin të papërballueshëm”, u shpreh Ferguson. /abcnews.al