“France Football” zbuloi listën e zgjeruar me 30 finalistët për “Topin e Artë 2026”, që në edicionin e tij jubilar të 70-të është special dhe mbi të gjitha për shumë i paparashikueshëm.
Për herë të parë në histori, ceremonia nuk do të zhvillohet në Paris, por në Londër më 26 tetor për të celebruar Stanley Mattheës, fituesin e edicionit të parë të vitit 1956.
Mes 30 pretendentëve janë yjet e zakonshëm, duke nisur edhe nga Osmene Dembele, që gjithsesi ka pak shanse të ruajë trofeun.
Pretendentët janë të tjerë dhe të shumtë përfshirë edhe Lionel Messi, që kthehet në garë për trofeun e tij të nëntë në karrierë.
Favoritë të tjerë të mëdhenj janë edhe Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Erling Haaland.
Tre “bomberat” nuk arritën të fitojnë Kupën e Botës, por gjithsesi nuk zhgënjyen para portës në turneun madhor dhe prezantohen në këtë garë me gola pafund nga sezoni i shkuar.
Edicioni 2026 i “Topit të Artë” mund të sjellë kurorëzimin e Lamine Yamal.
Talenti i Barcelonës I ka të gjitha kredencialet për të fituar trofeun më prestigjoz individual të futbollit, pas titullit kampion bote dhe atij në La Liga. Me pak shanse për triumph, janë edhe spanjollët e tjerë, Rodri, Cubarsi apo Fabian Ruiz.
Garë e fortë edhe për trofeun e “Trajnerit të Vitit”, që pritet të vendoset mes Luis Enrique të Paris SG dhe Luis De La Fuente të Spanjës.
Në ceremoninë e 26 tetorit në Londër do të jepën edhe çmimet e tjera, ai “Copa” për “Talentin e Vitit”, “Yashin” për “Portierin më të Mirë” dhe Gerd Muller për “Golashënuesin e Vitit”.

