Familja Koroveshi ka 2 vjet që jeton në shkollën e braktisur të fshatit Boboshticë. Banesa iu prish nga tërmeti i 1 qershorit 2018.
Xhuvani, Erjola dhe dy binjakët e mitur, u strehuan në një nga klasat. Janë mundur të përshtasin ambientet, por sërish vuajnë. “Unë këtu kam dy vjet. Na solli bashkia. S’kam ku të shkoj, jam në rrugë”, thotë Erjola.
“Banjo s’kemi ku të lahemi. Më e vështirë është për fëmijët. S’kemi ku të vemi”. “Jam pa kushte, kam dy çuna binjakë. Sa erdha këtu çuni theu këmbën. Mora kredi e operaova. Kam probleme të tjera. Nuk kam me çfarë i ushqej. Banjo s’kemi ku të lahemi. Më e vështirë është për fëmijët. Skemi ku të vemi. Unë kërkoj nga ju një shtëpi. Jam në rrugë. Fëmijët në qajnë o ma do na nxjerrin. Nuk ka kushte, është ftohtë”, thotë Xhuvani.
“Jetojnë më ndihmën e babait. Ndihmën ekonomike nuk e përfitojnë pasi Xhuvani ka një makinë të vjetër që ia ka dhënë i vjehrri”, tregon Erjola.
Shtëpia e Xhuvanit është rindërtuar nga shteti, por babai nuk pranon të jetojnë sërish bashkë. “Shtëpia e vjehrrës është e dëmtuar. Ajo na thotë që s’keni pjesë këtu. Kemi konflikte, debate”, thotë Erjola.
Xhuvani kërkon sërish ndihmën e shtetit për t’iu mundësuar një ambient më të përshtatshëm pasi i kanë thënë se duhet të largohen nga shkolla e cili do të restaurohet për tu ardhur në ndihmë nxënësve të fshatit Boboshticë. /abcnews.al

