Zemaj zbulon se cilët do të jenë të parët që do të vaksinohen në Kosovë

schedule15:08 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 15:08 - 15 Dhjetor, 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19.

Zemaj në fjalën e tij ka dhënë informacione se kur do të furnizohet Kosova me vaksinën kundër COVID-19, ai ka bërë të ditur se cilat kategori do të jenë prioritet për vaksinim.

 “Kategoritë prioritare janë punëtorët shëndetësorë, të gjithë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike e respiratorë, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkri se, neurologjike, personat me diabet”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ministri është shprehur se përveç vaksinave që u janë premtuar falas, janë duke shikuar edhe për mundësi tjera të furnizimit.

“Aplikimi zyrtarë nuk do të thotë që nuk po shfrytëzojmë mundësi tjera për vaksina shtesë. Synimi është të vaksinohen kategoritë më të rrezikuara ndaj COVID-19. Ministria e Shëndetësisë po punon në sigurimin e vaksinës COVID-19”, ka shtuar ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!