Vrau 9 persona pasi i kontaktoi në Twitter, ekzekutohet 30 vjeçari

schedule11:18 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:18 - 15 Dhjetor, 2020

Japonia ka ekzekutuar një 30 vjeçar i cili akuzohet për vrasjen e 9 personave, pasi i kishte kontaktuar në Twitter.

Mediat e huaja bëjnë me dije se japonezi Takahiro Shiraishi, i quajtur “Vrasësi i Twitter”, u arrestua në 2017 pasi pjesët e trupave që kishte vrarë iu gjetën në banesën e tij.

30-vjeçari kishte pranuar vrasjen dhe copëtimin e viktimave të tij pothuajse të gjitha ishin gra të reja që takoi në platformën e mediave sociale.

Vrasjen e të riu nxitën edhe një debat të madh për mënyrën e krimeve nëpërmjet internetit. Ndër të tjera në media bëhet me dije se më shumë se 400 njerëz u paraqitën për të parë ekzekutimin e vendimit, pavarësisht se gjykata kishte vetëm 16 vende në dispozicion për publikun.

Mbështetja publike për dënimin me vdekje mbetet e lartë në Japoni, një nga vendet e pakta të zhvilluara që ruan dënimin me vdekje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!