Shërbimet policore të Sarandës kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme marijuane.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në orën 21:30, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të një përroi në vendin e quajtur “Koçekët” e fshatit Sopik, Bashkia Finiq, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol, ku persona të paidentifikuar, kishin braktisur 4 çanta.
Nga kontrolli i çantave brenda tyre u gjetën 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme.
Brenda këtyre pakove të mbështjella u pa se kishin lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, nga peshimi i lëndës u pa se ishte një sasi prej 140 kilogramë.
Sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/abcnews.al/