Propozimet e bëra deri tani nga Bashkimi Europian për të zgjidhur ngërçin e kufirit irlandez në negociatat për Brexit nëpërmjet një ndalese të garantuara nga një sërë rregullash mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut janë të papraktikueshme dhe qeveria britanike nuk do t’i pranojë asnjëherë.
Ka qenë kjo deklarata e kryeministres birtanike, Theresa May, e cila ndodhej në Belfast, dhe i ka bërë apel Brukselit që të avancojë me propozime të tjera të pranueshme. Gjithsesi May premtoi një kufi pa pengesa, por në respekt të integritetit të tregut britanik dhe të lidhjes mes Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Bashkimit Europian./abcnews.al