26 viktima dhe 213 raste të reja pozitive. Është ky bilanci i COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Rastet më shumë janë identifikuar në Shkup, ndjekur nga Kumanova, Tetova dhe Kavadari.
Mosha më e re e viktimave është 50 ndërsa mosha më e vjetër 89. 632 persona janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin total të të shëruarve në 50 046.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID në Maqedoninë e Veriut është 21 658./mv.abcnews.al

