Gangsteri shqiptar në listën e më të kërkuarve, kritika ndaj ministrit belg për deportimin e tij

schedule10:41 - 20 Korrik, 2018

schedule 10:41 - 20 Korrik, 2018

Anëtarë të opozitës në Belgjikë kanë kritikuar rëndë ministrin federal të Emigracionit, Theo Francken, për deportimin e një gangsteri shqiptar, i cili më pas rezultoi që të ishte në listën e personave më të kërkuar të qeverisë së tij.

Safet Rustemi ishte drejtues i një rrjeti droge dhe prostitucioni në Alhambra të Brukselit dhe ishte i dënuar me 22 vjet burg shkruan “The Brussels Times”.

Në përshkrimin e tij në listën e njerëzve më të kërkuar, ai ishte përfshirë në aktivitete ekstremisht të dhunshme në trafikimin e qenieve njerëzore, tentativë vrasjeje, shkatërrim prone, përdorim armësh dhe vjedhje.

Por në vend që të vuante dënimin me burg, Rustemi u dërgua në një avion dhe u kthye në Shqipëri nga Zyra për të Huajt.

“Në fakt ishte Zyra për të Huajt që i siguroi Rustemit se nuk mund dhe nuk do të vuante dënimin më burg”, ka treguar për mediat avokati i tij, Sven Mary.

Rustemi u bë pjesë e llistës “Most Wanted” pasi vazhdoi që ta drejtonte biznesin kriminal që kishte ngitur në Bruksel nga Shqipëria.

Ministri Francken mbështeti Zyrën për të Huajt.

“Shqipëria nuk është fundi i botës. Përfshirja e tij në listë ishte një sinjal për autoritetet shqiptare që ta arrestojnë atë. Ne kemi marrëveshje ekstradimin me Shqipërinë”, postoi ministri në Twitter.

Ndërkohë deputeti Ëouter De Vriendt e ka akuzuar Francken si një perosn të “fiksuar”  pas deportimit të njerëzve, edhe nëse kjo i lejon atyre t’u shpëtojnë drejtësisë.

“Ky lloj deportimi sjell rreziqe të mëdha sigurie. Ky kriminel është i aftë që të na rrezikojë ne edhe pse nuk është këtu. Fiksimi i ministrit tonë me largimin e kriminelëve sa më shpejt të jetë e mundur është rrezik për sigurinë tonë”, tha ai.

Ndërsa ministri Francken ka premuar se do ta hetojë çështjen më nga afër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!