Lideri i boshnjakëve të Serbisë, që jetojnë në kufirin verior të Kosovës, kanë ftuar për një vizitë ministrin e Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Beogradit, që një lëvizje të tillë e ka quajtur provokim dhe një përpjekje për të përçarë Serbinë.
Behgjet Pacolli ka marrë ftesë nga boshnjakët e Serbisë që të vizitojë Novi Pazarin si ministër i Jashtëm i Kosovës. Ajo ka ardhur nga kreu i Këshillit Kombëtar boshnjak, Sulejman Ugljanin, i cili ka qenë dikur ministër në qeverinë serbe. Kjo ka alarmuar Beogradin, që ka thënë se nga Sanxhaku njihet pavarësia e Kosovës.
Marko Gjuriç, Zyra për Kosovën në Serbi: “Reagimi ynë nuk do të jetë agresiv, siç presin disa. Por nuk lejojmë që askush të nxisë dhe keqtrajtojë popullin tonë në Rashkë dhe të përçajë njerëzit në mes të Serbisë”.
Rivali kryesor i Pacollit, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç e ka quajtur këtë një provokim.
Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: “Ekzistojnë procedura në marrëveshjen e Brukselit dhe Ugljanin mund ta ftojë Pacollin për një vizitë private, por jo si ministër. Kjo do të ishte një provokim i qartë”.
Boshnjakët në Serbi jetojnë mes zonës kufitare të veriut të Kosovës dhe shpesh ata e kanë parë vetën të afërt me kulturë dhe politikë me Prishtinën./abcnews.al