​Sot seanca e radhës ndaj Salih Mustafës

schedule09:34 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 09:34 - 14 Dhjetor, 2020

Gjykata Speciale ka caktuar konferencën e tretë të statusit në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Data për mbajtjen e konferencës së tretë statutore është caktuar për 14 dhjetor, në orën 15:00.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator, ai nuk kishte nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

Ish-eprori i UÇK-së më 28 tetor është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja.

Më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!