Genc Prelvukaj njoftoi pak ditë më parë se ishte infektuar me koronavirus. Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi shkruante se pavarësisht se kishtre treguar shumë kujdes, nuk i kishte shpëtuar dot virusit.
“Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv. Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.”, theksoi ai.
Partnerja e tij, Eni Koçi ndau një video të reperit nga spitali, teksa po merret serum, ku shkruante: “Me dashurinë time. Do t’ia dalim!” Megjithatë, lidhur me këtë ka reaguar vetë Genci, ku ka sqaruar se nuk është shtruar në spital dhe se nuk ka komplikime.
“Një sqarim i vogël pas lajmeve të sotme në portale. Unë jam shumë mirë. Nuk jam shtrirë në spital dhe as nuk kam ndonjë komplikim. Thjesht jam në përcjellje të terapisë për ta dërguar mjekimin dhe rekomandimin e mjekut deri në fund. Nderime për secilin nga ju që më keni shkruar nga shqetësimi. Shëndet e mbarësi.”, shkroi reperi. /abcnews.al