Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi në një komunikim për mediat foli për protestën e zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës, për të cilën pati edhe të proceduar, mes tyre edhe vetë kryetarja e Bashkisë.
Ajo bëri me dije se detyra e Policisë së Shtetit është mbrojë qytetarët, duke theksuar
Lexo edhe: Protesta në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës, procedohet penalisht Voltana Ademi
Ademi e u shpreh se mosndërhyrja nga uniformat blu, sipas saj është një “hakmarrje”, ndërsa shtoi: “Do t’ju bëj më dije kamerat e qytetit të Shkodrës, do të jenë dëshmi për akuzën që kam ndaj Policisë së Shtetit për mosveprim”.
“Çdo anatemim që bëhet në adresë time dhe qytetarëve është e padenjë për një shtet policor ushtarak. Detyra e policisë së Shtetit është të na mbrojë. Fakti që nuk ndërhyhet është një hakmarrje ndaj kryetarit të Bashkisë, kjo është bërë edhe më parë, por mua nuk më tremb.
Në asnjë rast Bashkia Shkodër vepron vetëm duke respektuar rregullat. Unë do t’ju bëj më dije kamerat e qytetit të Shkodrës, do të jenë dëshmi për akuzën që kam ndaj Policisë së Shtetit për mosveprim. Askush nuk duhet të guxojë që ngjarjet e rënda t’i marrin si qasje politike. Sot, jam e lumtur që njerëzit reagojnë.
PD nuk ka organizuar apo udhëhequr protestë, PD kur organizon protesta, kemi qenë dhe jemi korrekt, as në kohët më të errëta Shkodra ka reaguar me qytetari”, tha Ademi.
/abcnews.al/