Luhet sot java e tetë e Kategorisë Superiore. Zhvillohen të pesta ndeshjet të ndara në dy orare. Në orën 13:45 do të luhen dy beteja. Tirana pret në “Selman Stermasi” Apoloninë dhe ka mundësinë e artë për të marrë fitoren e dytë rresht.
Në të njëjtën orë Bylisi pret në stadiumin “Adush Muça” Kastriotin. Këta të fundit vijnë në këtë ndeshje me mllefin e humbjes ndaj Vllaznisë dhe do provojnë të rikthehen te triumfi ndaj ballshiotëve, që renditen të fundit në tabelë.
Tre ndeshjet e tjera luhen në 16:45. Teuta-Laçi është një nga superndeshjet e javës së tetë të Kategorisë Superiore. Ndeshja luhet në “Niko Dovana”. Vllaznia-Partizani është gjithashtu ndeshje mes emrash të mëdha dhe skuadrash në formë.
Mund të themi se është një test për të parë deri ku shkojnë të dy ekipet. Vllaznia vjen nga fitorja në Kamzë ndaj Kastriotit, ndërsa Partizani nga dy barazime ndaj Tiranës dhe Teutës. Në ndeshjen e fundit Kukësi përballet me Skënderbeun në “Elbasan Arena”, me korçarët, që po kalojnë periudhë delikate. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 8
E diel, 13 dhjetor 2020
Ora 13:45 | Tirana-Apolonia
Ora 13:45 | Bylisi-Kastrioti
Ora 16:45 | Teuta-Laçi
Ora 16:45 | Vllaznia-Partizani
Ora 16:45 | Kukësi-Skënderbeu